Të dielën Vuçiç viziton veriun e Mitrovicës

schedule13:58 - 6 Shtator, 2018

schedule 13:58 - 6 Shtator, 2018

Të dielën presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç viziton veriun e Mitrovicës ku do të ndalojë në komunat e banuara me shumicë serbe. Ndërkohë, banorët serbë kanë nisur përgatitjet për ta pritur.

Në prag të vizitës të presidentit serb Aleksandar Vuçiç në veri të Kosovës, komunat e kësaj pjese të vendit, të banuara me shumicë serbe, po bëjnë përgatitjet për pritjen e tij duke rregulluar dhe infrastrukturën rrugore. Serbët në veri të Kosovës presin të dinë dhe për atë që do të jetë diskutuar në Bruksel në 7 shtator dhe marrëveshjes së mundshme përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Banorët serbë në veri të Mitrovicës shprehen se presin shumë nga presidenti serb dhe pse nuk e dinë se çfarë mund të bëjë ai për ta. Gjithsesi ata janë pesimistë për një marrëveshje të mundshme mes Prishtinës dhe Beogradit dhe pse mendojnë se Vuçiç është shumë i fuqishëm në pozicionin e tij.

Vizita e kreut të shtetit serb pritet të përfundojë me një miting në Mitrovicën veriore. Sipas banorëve atje, serbët të cilët punojnë në institucione shtetërore në Mitrovicë janë urdhëruar të marrin pjesë në miting dhe pse një pjesë e mirë e tyre thonë se nuk do të jenë./abcnews.al