Të dielën do të zgjohemi një orë më herët. Mëngjesin e 31 Marsit, akrepat do të shkojnë 60 minuta para. Ashtu si dhe vitet e shkuara, të dielën e fundit të Marsit kalojmë në orën verore. Ndryshimi i orës dy herë në vit do të na shoqërojë deri në 2021-shin kur vendet e Bashkimit Europian të zgjedhin vetë orën që mund të aplikojnë për vendin e tyre.
Pak ditë më parë Parlamenti Europian votoi për t’i dhënë fund ndërrimit të orës në pranverë dhe në vjeshtë që aplikojnë prej dekadash. Veç shteteve që kanë përkrahur nismën për kursimin e energjisë ka vende si Turqia dhe Rusia që aplikojnë një orë vjetore./abcnews.al