Të dielën mbahen zgjedhje/ ABC News në Greqi, në garë 7 shqiptarë. Risitë dhe ndryshimet në procesin zgjedhor

schedule10:43 - 20 Maj, 2023

schedule 10:43 - 20 Maj, 2023

GREQI- Në Greqi të dielën mbahen zgjedhjet parlamentare, ndërsa në këtë garë elektorale janë shtatë kandidatë shqiptarë që garojnë nga radhët e partive greke. ABC News, si kudo tjetër në zhvillimet rajonale do të ndjekë procesin zgjedhor edhe në shtetin fqinj.

Gazetarja Linda Karadaku raportoi nga Kozani i Greqisë se këto zgjedhje kanë risitë e tyre pasi ka ndryshime në ligin zgjedhor, ndërsa gjithashtu është ulur edhe mosha e votuesve. Kandidatët shqiptarë që garojnë në këto zgjedhje janë brezi i dytë i shqiptarëve, që kanë lindur dhe janë shkolluar në shtetin grek. Ata militojnë në ato parti, të cilat kanë kryesisht vizion dhe program të majtë.

“Votohet për herë të parë me ndryshime të ligjit zgjedhor. Nuk votohet më nga 18, por nga 17 vjeç. Është ulur mosha e votuesve. Orari këtu është njëlloj si në Shqipëri, që qendrat e votimit hapen në orën 07:00-19:00. Garojnë shtatë kandidatë shqiptarë, të cilët garojnë me partitë greke. Janë të rinj, janë brezi I dytë I shqiptarëve, që kanë lindur dhe janë rritur në Greqi dhe konkretisht shkojnë drejt partive të majta”, raportoi gazetarja.

Ajo që nuk dihet ende saktësisht ka të bëjë me numrin e shqiptarëve që kanë të drejtë vote në Greqi. Referuar shifrave jozyrtare, gazetarja Linda Karadaku raporton se ky numër varion nga 115-200 mijë votues.

“Numri i votuesve që janë emigrantë shqiptarë, është vështirë që të thuhet një shifër të saktë, por varion nga 115-200 mijë me të drejtë votë. Numri i shqiptarëve që janë rezidentë në Greqi duket se shkon diku nga 400-500 mijë shqiptarë”, tha ajo.

Në parlamentin grek me 300 ulëse, pragu elektoral është 3%, një e dhënë kjo, e cila u shkon për shtat partive të vogla. Gazetarja thekson se sondazhet paraprake nxjerrin fitues partinë “Demokracia e Re”, por gjithsesi kjo është vetëm një e dhënë paraprake, pasi fjalën e fundit do ta kenë qytetarët grekë, të cilët me votën e tyre do të zgjedhin parlamentin e ri këtë të diel.

“Sondazhet nxjerrin fitues Partinë “Demokracia e Re”, por qytetarët shprehen se duhet të presin ditën e zgjedhjeve. Në Parlamentin grek me 300 vende, pragu elektoral është 3%. Nuk është i lartë për tu kaluar nga partitë e vogla”, shtoi gazetarja./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!