Të dielën do të gjykojë finalen e Katar 2022, Marciniak më parë u largua nga arbitrimi për shkak të takikardisë

schedule20:44 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 20:44 - 16 Dhjetor, 2022

Gjyqtari i finales së Kupës së Botës, Szymon Marciniak, u desh të linte rolin e tij vetëm disa muaj më parë.

Shkak u bë problemi që polaku kishte me zemrën, të cilën e zbuloi pas një diagnoze. Zyrtari polak do të marrë përgjegjësinë për përballjen e së dielës mes Argjentinës dhe Francës. Ai tashmë ka gjykuar Francën ndaj Danimarkës dhe Argjentinën ndaj Australisë.

Vitin e kaluar atij iu tha nga mjekët se vuante nga një sëmundje e quajtur takikardia, termi mjekësor për rrahjet e zemrës, mbi 100 rrahje në minutë. Kjo sëmundje bëri që ai të humbasë Euro 2020 dhe kështu ai u tërhoq plotësisht nga arbitrimi përpara se të merrte dritën jeshile për Katar 2022. / h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!