Të dërguar specialë të Gjermanisë e Francës në Kosovë

schedule15:51 - 10 Janar, 2018

schedule 15:51 - 10 Janar, 2018

Përpjekja për shfuqizimin e gjykatës speciale në Kosovë ka bërë që Franca dhe gjermania të dërgojë një ekip special në Prishtinë për të biseduar me liderët në vend për të bërë një hap prapa rreth kësaj cështjeje

Një delegacion i përbërë nga i dërguari i posaçëm për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s në Ministrinë Gjermane të Punëve të Jashtme, Christian Hellbach dhe Shefi i Departamentit të Ballkanit Perëndimor të Ministrisë Franceze të Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Thomas Bertin, do të jenë në Kosovë për një vizitë të përbashkët më 10 dhe 11 janar 2018.

Ambasada Gjermane në Prishtinë, përmes një deklarate për media, bëri të ditur se arsyeja e kësaj vizite janë “përpjekjet e fundit për të shfuqizuar ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar”. Më tej në njoftim shkruhet se vizita zhvillohet në sfondin e shqetësimeve në Berlin dhe Paris lidhur me përpjekjet e fundit për të shfuqizuar ligjin mbi Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të specializuar. Tema të tjera për t’u diskutuar përfshijnë domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe qeverisjes së mirë, të cilat janë thelbësore për afrimin e mëtejshëm të Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Gjatë vizitës së tyre, ata do të takohen me Presidentin, Kryeministrin dhe Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, si dhe me përfaqësuesit e partive politike dhe shoqërisë civile./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!