Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të dënuar për drogë e zhvatje/ Ekstradohen katër të kërkuar

schedule13:18 - 15 Maj, 2025

schedule 13:18 - 15 Maj, 2025

Tiranë- Ekstradohen katër shtetas të akuzuar/dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Nga Greqia në Shqipëri, u ekstradua nga shtetasi Altin Merdani, 46 vjeç, pasi Gjykata e Gjirokastrës, në vitin 2017, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ky shtetas në vitin 2015, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë transportoi në fshatin Frashër, Përmet, rreth 100 kg Cannabis. Gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale, në drejtim të 3 shtetasve u qëllua me armë, ky njëri prej tyre u dëmtuar. Nga dënimi, 46-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e gjysmë burgim;

Gjithashtu raportohet se u ekstradua nga Shqipëria në Itali, shtetasi Fatmir Isollari, 58 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Firences e ka dënuar me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndës narkotike Kokainë, kryer në kuadrin e organizatës kriminale;

Ndërsa nga Shqipëria në Itali, u ekstradua shtetasi 30 vjeç, pasi Gjykata e Romës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në komplot kriminal dhe zhvatje në rrethana rënduese;

Dhe nga Shqipëria në Itali, u ekstradua shtetasi 27 vjeç, pasi Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!