Policia e Shtetit ka nxjerë emrat e tre personave të dënuar me burg të përjetshëm. Shtetasit Sokrat Ruda, Jani Alia dhe Artur Kuliçi janë 3 të kërkuarit e radhës, njofton objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.
Kujtojmë që Jani Alia ka ekzekutuar Elton Çiçon, mbrëmjen e 1 majit në ambientet e një lokali në Tiranë në pranë stadiumit “ Dinamo” me dy plumba.
3 të kërkuarit e radhës, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit
I dënuari me burg përjetë Sokrat Ruda
Në datën 8 qershor 1995, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasi Sokrat Ruda ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta xhelozie shtetasin Z. D.
Sokrat Ruda është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
– I dënuari me burg përjetë Jani Alia
Në datën 1 maj 2016, në një lokal në Tiranë, shtetasi Jani Alia ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Ç.
Jani Alia është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
– I dënuari me burg përjetë Artur Kuliçi
Në datën 6 mars 2013, në një lokal nate në Tiranë, shtetasi Artur Kuliçi, pas një konflikti me disa persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri duke rrezikuar jetën e disa personave dhe si pasojë ka mbetur e vrarë me armë zjarri shtetasja S. T.
Artur Kuliçi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
/abcnews.al