“Të del miu s’di nga të vesh”, deputeti i Lushnjës godet sërish: Qyteti s’ka më mace, i kanë çuar në spital

schedule14:44 - 7 Tetor, 2021

schedule 14:44 - 7 Tetor, 2021

Deputeti Sajmir Korreshi u bë viral gjatë seancës maratonë të 16 shtatorit në kuvend, ku teksa fliste për kushtet në spitalin e Lushnjës, lëshoi batuta se “të del miu, s’di nga të vesh”.

Në seancën e sotme, deputeti u ndal sërish te problematikat e Lushnjës, ku riktheu sërish faktit se “spitali është pushtuar nga minjtë”.

Sipas tij, tani qyteti nuk ka më mace, pas i kanë çuar në spital, të luftojnë minjtë.

Korreshi:

“Nuk e kemi vetëm te vaksinat, për hir të vërtetës i gjithë grupi parlamentar ka qenë pro. Në Lushnjë duhet mik i fortë për të bërë Pfizer, për një skaner duhen dy javë dhe atëherë virusi ka kaluar dy herë në trupin e njeriut. Skaneri i spitalit në Lushnjë do mik, 4 jave qe qytetaret te marrin përgjigjet. Dua ti falenderoj mjekët por jo drejtuesit, në kulmin e pandemisë, ju ftoj të vini ta shikoni urgjencën. Nuk ju kërkoj shumë kohë, vetëm atë që harxhoni në parukeri, ju qeshët herën e parë se aty kalojnë minj, sot aty nuk gjenden mace pasi i kanë çuar në spital të hanë minjtë. Do t’ju lutesha të gjithëve që me rrogën tuaj të parlamentit do t’ia dilnit në fund të muajit, jo më me rrogën e qytetarit”
/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!