Të dehur në timon dhe pa leje drejtimi, arrestohen 4 persona dhe procedohen 2 të tjerë

schedule10:36 - 11 Korrik, 2021

schedule 10:36 - 11 Korrik, 2021

Katër persona janë arrestuar nga policia pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Policia e Beratit bën me dije se në pranga kanë rënë 46-vjeçari K.B., banues në Starovë, 29-vjeçari A.P., banues në fshatin Lapardha dhe A.L, banues në Korçë pasi i kapën duke drejtuar mjetin në dokumentacionin përkatës, ndërsa 44-vjeçari M.Xh., u arrestua nga uniformat blu pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu edhe 2 persona të tjerë u proceduan penalisht për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”

Policia Rrugore e Beratit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve dhe motomjeteve që shkelin rregullat e Kodit Rrugor dhe bëhen rrezik për aksidente.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë shtetasit K.B., 46 vjeç, banues në Starovë, Berat, A.P., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, A.L., banues në Kuçovë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet e tyre, pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës, gjithashtu u arrestua shtetasi M.Xh., 44 vjeç, banues në Uznovë, Berat, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!