“Të dashurin e dua më të ri se vetja”, këngëtarja shqiptare: Nuk e dua të pasur se ma marrin të tjerat

schedule11:03 - 14 Nëntor, 2022

schedule 11:03 - 14 Nëntor, 2022

Shota Baraliu është këngëtarja dhe aktorja nga Kosova, që dikur bëri shumë “zhurmë” me karakterin e saj pa komplekse. Ajo ka tre vite që është shkëputur nga jeta artistike dhe në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” tregoi se aktualisht është trajnere fitnessi.

LEXO EDHE:Ju kujtohet Shota Baraliu? Dikur bëri bujë me linjat seksi, nuk do ta besoni se çfarë profesioni ka tani këngëtarja

Më tej, e pyetur në lidhje me jetën private, Shota ka treguar se është ‘single’. Ajo me shaka ka thënë se do që ka disa kritere, si për shembull: të jetë më i ri se ajo, apo të ketë pasuri mesatare.

“Dua të jetë më i ri se unë. Bëj shaka, se kur vjen një mashkull që dua nuk i shikon këto. Unë thjesht dua dikë që të më dojë kështu si jam se unë jam një njëri i thjeshtë me tre punë.

Unë dua të jetë mesatar se kur është i pasur ta marrin të tjerat”, u shpreh këngëtarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!