Të bekuar me një vajzë, Elia Zaharia dhe Princ Leka festojnë 5-vjetorin e martesës

schedule15:27 - 8 Tetor, 2021

schedule 15:27 - 8 Tetor, 2021

Elia Zaharia dhe Princ Leka festojnë ditën e sotme 5-vjetorin e martesës së tyre. Ata u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Geraldina, në Tetor të vitit të kaluar.

Në këtë ditë speciale, nuk kanë munguar as disa fjalë të ngrohta nga Elia, e cila shpreh mirënjohjen ndaj partnerit të saj për përkujdesin ndaj saj. “Sot pesë vite më parë. Koha ka fluturuar me ty @princleka Faleminderit për dashurinë dhe përkujdesjet e pakursyera, si në ditën e parë!

Faleminderit miq që e bëtë dasmën tonë të paharrueshme, më të bukur se ç’mund ta kishim ëndërruar! Faleminderit Zot që na bekove me vogëlushen tonë, duke na e përmbushur jetën me një dashuri të pakrahasueshme.“, ka shkruar Elia.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!