“Të bëjmë çmos për të rezistuar”/ Rama: Të mos lejojmë që gjuha shqipe të degradojë në pikën e moskthimit

schedule10:53 - 21 Nëntor, 2024

schedule 10:53 - 21 Nëntor, 2024

Kryeministri Edi Rama thotë se gjuha shqipe nuk duhet lejuar të degradojë në pikën e moskthimit.

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të Gjuhës Shqipe, Rama u shpreh se ku Kuvend, është pjesë e rezistencës së mbrojtjes së gjuhës shqipe.

Rama shtoi se do të përditësohet edhe fjalori i gjuhës shqipe.

“Borxhi ynë, i të gjithëve, i institucioneve, bëhet gjithnjë e më i madh dhe është më i pashlyeshëm, sepse krahas këtyre zërave, që do ishin për të qeshur, nëse nuk do jetonim në këtë kohë kur barbarizmi në fjalor dhe sintaksë, nuk do gjenin shesh për të bërë përshesh, na bën që të jemi të alarmuar dhe të bëjmë çmos për të rezistuar. E pamundur të jemi në sulm, furia e kësaj barbarie është shumë e fortë dhe mbështetet në atë të vërtetën e thjeshtë që populli e ka thënë me një fjalë. E kemi të domosdoshnme. Ky kuvend është pjesë e kësaj rezistence. Sot mungon një lëvrues i lartë i gjuhës shqipe, mjafton që t’i referohet faqeve të shkruara prej tij, Ismail Kadare. E kujtoj në ato biseda me të, se sa ankth kishte nga sulmet që i bëheshin gjuhës shqipe. Ne mund të themi që jemi në momentin historik, sa i përket gjuhës të prezantimit të fjalorit të madh të gjuhës shqipe, që pas gjysmë shekulli përditësohet falë punës nën kujdesin e Akademisë së Shkencave. Nesër do të prezantohet publikisht edhe drafti i këtij fjalori, fjalori do të hidhet në konsultim shumë të gjerë publik dhe do të merren opinione, sugjerime, vërejtje, kontribute që mund ta pasurojnë, por me siguri do ta konsolidojnë si produkit i përbashkët i një rezistence. Jemi nën agresionin e barbarisë dhe të gjithëfarë lloj injorantësh që gjejnë hapësirë në këto rrjete sociale, por e kemi deyrim të jemi në mbrojtje”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!