TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë bisedës me ndjekësit në rubrikën “Sy m’Sy” tha se nën qeverisjen e Partisë Socialiste, negociatat me BE do të përmbyllen në vitin 2027.
Ai kërkoi nga qytetarët që më 11 maj të mbështesin Partinë Socialiste.
“Nëse bëhemi bashkë me 11 maj dhe marrim një mandat të fuqishëm, ne 2027 i japim fund negociatave. Me shume se një fitore për mua, apo për PS , kjo është një fitore për të gjithë”, tha Rama.
Më tej, shefi i qeverisë u shpresë se PS është garanci për rrugën europiane.
“O e fus unë dhe PS, Shqipërinë në BE dhe e bëjmë tani më mandatin e katërt ose kjo punë mund të mos bëhet për kush e di sa vite të tjera”, theksoi ai./abcnews.al