Të arrestuarit e Lalzit në gjykatë/ Xhevdet Plaku dhe 5 të tjerë në burg, njëri lirohet me “detyrim paraqitje”

schedule15:16 - 25 Maj, 2025

schedule 15:16 - 25 Maj, 2025

Arrest me burg ka caktuar Gjykata e Durrësit për Xhevdet Plaku dhe 5 persona të tjerët të cilët u arrestuan më datën 23 në Durrës, ndërsa qelinë e la Alfred Hasanaj.

Arrest me burg është vendosur edhe për Voltan dhe Jugert Xhani, të akuzuar për organizimin e vrasjes së Elis Roshkodolit në Shkodër

Burg u caktua dhe për Flobens Meçja, që akuzohet nga SPAK se do vriste Erion Alibejn me porosi të Franc Çopjas në burg u la dhe Oltion Hasani dhe Fatjon Qesja, ndërsa Alfred Hasanaj u lirua nga qelia, me masën detyrim paraqitje dhe I është ndaluar dalja jashtë territorit shqiptar.

Kujtojmë se “Akili” dhe Flobens Meçja e Voltan Xhani, të dy me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Jugert Xhani, Oltion Hasani, Fatjon Qesja dhe Alfred Hasanaj u arrestuan nga forcat speciale RENEA dhe hetuesit e SPAK-ut në operacionin e koduar “Engima” që zgjati rreth 24 orë.

Zona fillimisht u rrethua nga RENEA dhe më pas oficerët e Policisë Operacionale mësynë në ambientet e restorantit, duke i arrestuar personat në fjalë. Siç u pa dhe nga pamjet e bëra publike, ditën e arrestimit “Akili” me shokë, nuk bënë rezistencë, por iu bindën thirrjeve të forcave speciale dhe u “shtrinë barkas”.

Gjatë operacionit u sekuestruan tre pistoleta, një prej të cilën e mbante Plaku, i njohur si “Akili”. Policia bëri me dije se arma ishte me fishek në fole, gati për qitje, e për këtë arsye ky aksion kishte një rrezikshmëri shumë të lartë.

Gjithashtu u sekuestruan edhe celularë. Të arrestuarit kishin me vete edhe një sasi të konsiderueshme parash, të sekuestruara nga uniformat blu tashmë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!