Të arrestuar për korrupsion në Morinë, 32 policët dalin sot për masë sigurie

schedule10:22 - 10 Prill, 2022

schedule 10:22 - 10 Prill, 2022

32 efektivët e policisë kufitare në pikën e kalimit në Morinë të arrestuar për korrupsion dhe shpërdorimi detyre dalin sot për masë sigurie.

Ata janë:

  1. Laert Shkëlqim Sulo
    2. Ani Xhemal Hoxholli
    3. Emilton Ismet Asllanaj
    4. Halim Azem Shehu
    5. Arben Bajram Kastrati
    6. Arjan Ahmet Sokoli
    7. Dashnor Ali Braha
    8. Elidjana Xhevahir Toçila
    9. Endrit Arben Uka
    10. Fatri Bari Iseberi
    11. Bedri Xhezair Duraku
    12. Avni Hajredin Tershalla
    13. Arben Man Goçi
    14. Reni Isuf Dokolli
    15. Shpëtim Qemal Cenaj
    16. Atli Nazmi Jashari
    17. Klevis Gani Salkurti
    18. Muhamet Qemal Cengu
    19. Rezarta Refat Lako
    20. Vehbi Shukri Nerguti
    21. Vojsava Xhevahir Selmani
    22. Xhuliana Kastriot Maksutaj
    23. Fatri Ruzhdi Braha
    24. Arta Myfit Rredhaj
    25. Gezim Haxhi Duraku
    26. Haqif Elmaz Halilaj.
    27. Kapllan Qazim Dogjani
    28. Mimoza Reshat Shahinaj (Ismailaj).
    29. Xhaferr Bislim Elezi
    30. Sazan Elez Ibra
    31. Sule Demir Onuzi
    32. Urim Ismal Lami (Elezi)

32 efektivët janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së posaçme SPAK për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Operacioni u zhvillua mes Kosovës e Shqipërisë. Zyrtarisht SPAK tha se pas një hetimi 1 vjeçar, janë lëshuar 34 masa sigurie, 32 prej të cilave janë punonjës policie që kanë ushtruar funksione të ndryshme në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit Kukës. Nga hetimet ka rezultuar se efektivët e policisë i merrnin shuma monetare personave të ndryshme që hynin në territorin e Kosovës.

LEXO EDHE: Korrupsion në doganë, aksion i përbashkët me autoritetet në Kosovë, SPAK: Arrestohen 31 policë dhe punonjës në Morinë

Sipas SPAK ata i kanë kryer veprat penale në bashkëpunim, ku sipas burimeve policët merrnin nga 10 deri në 100 euro personave që kishin sende te paligjshme apo nuk plotësonin dokumentacionin e nevojshëm për të kaluar kufirin. Mësohet se  punonjësit e policisë i bashkonin lekët, dhe në fund i ndanin me njëri-tjetrin. Zyrtarisht Prokuroria e Posaçme thotë se janë dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të efektivëve të policisë.   Operacioni është zhvilluar  në bashkëpunim me autoritete kosovare, vazhdën e aksionit “Pika”, ku Inspektorati Policor i Kosovë zbarkoi edhe në pikën kufitare në Vërmicë, pas identifikimit të zyrtarëve policorë që dyshohen të jenë të përfshirë në disa vepra penale. Në kuadër të këtij operacioni, më 14 mars, Policia dhe Prokuroria Speciale kishte një aksion të quajtur “Pika” e ku ishin arrestuar 48 policë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!