Kryeministrja serbe Ana Brnabiç, është befasuar nga një gazetar shqiptar.
Brnabiç merrte pjesë në inaugurimin e një pike kufitare në Tabanovc-Preshevë, ku është përballur me gazetarin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Furkan Saliu, i cili kishte të veshur bluzën me figurat më të njohura shqiptare, e në të cilën shkruante “Sapo dolëm nga mali”.
Nuk dihet cili ka qenë reagimi i kryeministres serbe, e cila kohë më parë kishte deklaruar për shqiptarët se “Janë njerëz të ardhur nga mali”.
/ABC News Albania 24/7