Përdhunoi një 25-vjeçare, ndalohet i riu në Tiranë dhe shoku i vajzës që kërkoi para për mos kallëzimin e rastit

schedule14:45 - 30 Korrik, 2021

schedule 14:45 - 30 Korrik, 2021

Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 39 vjeçar i akuzuar për dhunë në familje, disa të tjerë janë akuzuar për drejtim automjeti në gjendje të dehur dhe për vjedhje.

Njoftimi i plotë:

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 6, gjatë kontrollit të mjetit, për të cilin ky shtetas nuk dispononte leje drejtimi, iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një mjet prerës (thikë).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasit U. Sh., 39 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur E. P., 17 vjeç, me masë “Detyrim paraqitjeje” tek shërbimi i provës, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit Sh. P.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasve: Elson Bathorja, 26 vjeç dhe Genti Dinaj, 37 vjeç. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Bathorja dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25-vjeçare, ndërsa Dinaj, shok me 25-vjeçaren, i ka kërkuar një shumë parash të riut, që 25-vjeçarja të mos kallëzonte ngjarjen.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Gj., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Xh. S., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;

E.M., 36 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al