Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Të akuzuar për agjentura ruse, tre të arrestuarit kërkojnë lirinë në Apel. Ukrainasi përlotet: Rusët më lanë sakat vëllanë

schedule14:50 - 20 Shtator, 2022

schedule 14:50 - 20 Shtator, 2022

Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov që sulmuan uzinën e Gramshit kanë dalë sot para gjykatës, duke kërkuar lehtësim të masës së sigurisë. Gjykata i ka lënë në “arrest me burg” ndërsa ata kërkojnë lirinë me pretendimin se nuk u përkasin agjenturave ruse.

Kujtojmë se dy rusët dhe ukrainasi janë arrestuar pas një incidenti të shkaktuar prej tyre në uzinën e demontimit të armëve në Gramash. Ato u konfliktuan fizikisht me ushtarët pasi donin të fotografonin objektin ushtarak.

Gazetari i ABC Leonidha Musai, raporton se ukrainasi, Fedis Albatov është përlotur para trupit gjykues. Ai pretendon se nuk ka qenë kurrë në Rusi dhe se këtë shtet e konsideron si armik për shkak të luftës në Ukrainë. Po ashtu ai rrëfen se nga bombardimet ruse në Ukrainë vëllai i tij ka mbetur sakat.

/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!