Të afërmit e pengjeve izraelitë: Të lumtur për marrëveshjen, por s’e dimë se kush do të lirohet

schedule11:43 - 22 Nëntor, 2023

schedule 11:43 - 22 Nëntor, 2023

Të afërmit e pengjeve të kapur në Izrael nga militantët palestinezë thanë se ishin shumë të lumtur që disa prej tyre do të lirohen pas marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, megjithëse nuk e dinë ende se kush dhe kur do të lirohet.

“Ne jemi shumë të kënaqur që ka një lirim të pjesshëm,” tha Forumi për Pengët dhe Familjet e Zhdukura në një deklaratë. “Për momentin nuk e dimë saktësisht se kush do të lirohet dhe kur.”, shtoi ai.

Kujtojmë që Izraeli dhe Hamasi arritën dakordësinë për një armëpushim katër ditor me ndërmjetësimin e Katarit. Hamasi pranoi lirimin e disa pengjeve që mori më 7 Tetor në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!