Reperja Tayna ka tërhequr vëmendjen e së përditshmes britanike “Daily Mail” si vajza misterioze që shoqëronte reperin Tyga në protestën e zhvilluar në SHBA për vdekjen tragjike të George Floyd.
Në fakt, “Daily Mail” ka ngatërruar reperen kosovare me vajzën që shoqëronte Tyga-n në protestë, ishi-n e Kylie Jenner, duke publikuar gjithashtu dhe disa foto nga llogaria e Taynës në Instagram.
“Tyga u shfaq për të mbështetur protestat në vazhdim mbi vdekjen tragjike të George Floyd, së bashku me Tayna-n, një influencuese/këngëtare që i ngjan ish të dashurës së tij, Kylie Jenner.”, shkruhet në artikull. /abcnews.al