Sot është një ditë e veçantë për Taynën pasi feston 25-vjetorin e lindjes. Përmes disa postimeve në Instagram, ajo bëri me dije se ka festuar që në orët e para të mëngjesit me fishekzjarre. Krahas mesazheve të shumta nga miq dhe fansa të saj, reperja i ka bërë dhe një urim special vetes së saj.
Krahas një fotoje ku shfaqet mjaft aktraktive, Tayna ka shkruar: “Kam vetveten, çfarë tjetër mund të kërkoj. Vajza e ditëlindjes”. Tayna po përgatitet të sjellë albumin e saj të parë. Intron e tij, me titull Heroinat, e publikoi për festat e nëntorit dhe ia dedikoi grave dhe vajzave që kanë lënë gjurmë në histori.