Taylor Swift po sjell një version të ri të albumit të saj të parë “Fearless” që pritet të dalë më 9 Prill. Albumi do të përmbajë 26 këngë, përfshirë gjashtë këngë të papublikuara më parë, të cilat i shkroi midis moshës 16 dhe 18 vjeçare. Fearless fitoi albumin e vitit në Grammy, Country Music Association Awards dhe Academy of Country Music Awards.
Ai është gjithashtu albumi i saj i vetëm i çertifikuar diamant në SHBA, që përfaqëson 10 milion shitje. Gjithashtu, këngëtarja amerikane pritet të publikojë sonte në mesnatë një version të ri të “Love Story”, një ndër këngët hit të Swift. Në Nëntor 2018, këngëtarja njoftoi se ishte larguar nga Big Machine, labeli ku filloi karrierën e saj.
Swift njoftoi se do të risillte gjashtë albumet e para pas blerjes prej miliona dollarësh nga Scooter Braun. Braun mori pronësinë e regjistrimeve origjinale të Swift pasi kompania e tij Ithaca Holdings bleu Big Machine Label Group, markën rekord që lëshoi albumet e këngëtares amerikane. Shkak për këtë u bë fakti se asaj nuk i lejohej e drejta e albumeve, prandaj ka zgjedhur të ri-regjistrojë. /abcnews.al