Taulant Balla për vijimin i hetimit të dosjes së privatizimit të OSSH

schedule15:38 - 15 Dhjetor, 2017

schedule 15:38 - 15 Dhjetor, 2017

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, njëkohësisht kryetar i komisionit të posaçëm parlamentar që hetoi privatizimin e OSSH, përshëndeti vendimin e gjykatës për vazhdimin e hetimeve për këtë dosje.

“Para pak minutash, Gjykata e Shkallës së parë e rrethit gyqësor Tiranë, hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për të mbyllur hetimet e nisura në bazë të një kallëzimi të bërë nga Kuvendi i Shqipërisë, përmes një raporti përfundimtar në komisionin hetimor. Ky është një lajm i mirë për drejtësinë. Prokurorja e çështjes kishte hetuar fashikujt voluminozë të kësaj çështjeje 5400 faqe vetëm për 10 ditë. E kishte marrë dosjen për hetim me datë 19 shtator dhe me datë 29 shtator kishte vendosur mbylljen e kësaj çështjeje. Kjo prokurore kërkonte dhe mbylljen me vendim gjykate të hetimeve për këtë çështje. Për fat të mirë, gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë vendosi rikthimin e kësaj çështje për një hetim më të thellë. Do të doja të ndaja me ju kërkesën e Gjykatës së Tiranës që prokuroria të thirri një herë e më parë për të dëshmuar shtetasit Nuel Nik Kalaj, shtetasin Shkëlzen Sali Berisha dhe shtetasin Hamza Mergjani si personat që kanë dijen lidhur me transaksionet e dyshimta financiare me një vlerë prej 7 milionë eurosh. Sot kemi vendim gjykate për ti thirrur këta persona.”/abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!