Taulant Balla intervistë në ABC News

schedule14:33 - 11 Maj, 2018

schedule 14:33 - 11 Maj, 2018

Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte i ftuar në Mbrëmje në ABC News.

Balla foli rreth zhvillimeve më të fundit politike në vend, duke përfshirë këtu situatën e krijuar këtë të enjte në sallën e Kuvendit.

Ndërkohë, deputeti i PS-së foli edhe për lobimin për hapjen e negociatave me BE-në.

Balla theksoi se qeveria nuk është në një ekip me opozitën pasi, sipas tij, opozita po punon kundër integrimit të vendit.

Ball foli gjithashtu edhe për kandidaturat që do të zgjidhen për zgjedhjet e ardhshme vendore. Sipas tij po bëhet një analizë dhe do të vendosen kandidaturat më të mira.  /abcnews.al