Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i bën thirrje bizneseve me probleme të vetëkorigjohen, në të kundërt do të penalizohen. Gjatë kontrolleve të ushtuara këtë vit në terren inspektorët tatimorë kanë konstatuar thyerje të rregullave të analizës së riskut.
Në rast se vërtetohet se një biznes pasiv ka kryer transaksione blerjesh apo shitjesh do të kalojë menjëherë në status aktiv. Paralajmërimi vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pas një procesi monitorimi në terren ku ka konstuar pasaktesi në deklarimet e shumë subjekteve.
Ndër shkeljet e konstatuara gjatë kontrolleve të ushtuara këte vit tatimet theksojnë mospërputhje të vlerës së eksporteve dhe importeve të deklaruar në doganë dhe në organet tatime; tatimpagues pasivë që figurojnë blerës në librat e shitjes së të tretëve; tatimpagues pasivë që figurojnë shitës në librat e blerjes se të tretëve; tatimpagues që shesin tek tatimpaguesit pasive; mosdeklarim i saktë i blerjeve që verifikohet nga kryqëzimi i numrave seriale të faturave. Këto deklarime të pasakta ve në dukje Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve përbëjnë shkelje dhe thyerje të rregullave të analizës së riskut. Administrata tatimore nxit tatimpaguesit të vetekorigjohen, ndërsa për paqartësitë mund të informohen pranë drejtorive rajonale ku dhe janë regjistruar./abcnews.al