Tatimet: “Mbi 1540 biznese do të paguajnë TVSH”

schedule12:13 - 26 Nëntor, 2017

schedule 12:13 - 26 Nëntor, 2017

Ulja e pragut nga 5 ne 2 milionë për bizneset që do të paguajnë TVSH, por edhe verifikimet e këtyre ditëve në terren, po bëjnë që vitin e ardhshëm, tatimet të kenë një listë shumë më të gjatë të kompanive taksapaguese të TVSH-së. Nga kontrollet rezulton se mbi 1500 biznese i shmangeshin kësaj takse.

Aksioni kundër informalitetit po ndihmon administratën tatimore jo vetëm për të rritur të ardhurat aktualisht, por edhe për të siguruar një numër më të madh biznesesh në skemën e TVSH-së.
Të dhënat e shtatë javëve të para kontroll, tregojnë se ulnin xhiron për t’iu shmangur tatimeve më shumë se 1540 biznese. Pas penalizimit fillestar, këto biznese kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore, duke mos u cilësuar më si biznese të vogla. Shmangia më e madhe vlerësohet të zhvillohet në kryqytet, përmes sipërmarrjeve tregtare dhe të shërbimeve, kryesisht kafene. Më shumë se gjysma e bizneseve që kanë kaluar si pagues të TVSH-së, gjenden pikërisht në Tiranë. Në më pak se dy muaj kontrolle në distancë, por edhe në ambjentet e bizneseve janë mbyllur mbi 480 subjekte me shkelje. Në gati 20 mijë subjekte të kontollolluara në të gjithë vendin, 19% e tyre kanë kryer shkelje dhe janë penalizuar.

Kontrollet tregojnë se ende vijon të ketë një informalitet në shkallë të lartë, siç është aktiviteti i paregjistruar në QKB. Në shtatë javë, sipas Tatimeve, janë nxitur të regjistrohen si biznese mbi 4100 sipërmarrje./abcnews.al

 

https://youtu.be/vIDpzTQGMrw

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!