Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Task Force për krimet zgjedhore/ Dumani: SPAK ka kryer verifikimet e nevojshme, u regjistruan dhjetëra kallëzime

schedule17:29 - 14 Tetor, 2025

schedule 17:29 - 14 Tetor, 2025

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka raportuar në Kuvend për veprimtarinë e institucionit që drejton, për vitin 2024.

Teksa u pyet nga deputetët, Dumani u shpreh se Task Force për krimet zgjedhore u shtri në të gjithë vendin dhe theksoi se nuk dështoi, por se ka vend për përmirësim.

Dumani deklaroi se u regjistruan dhjetëra kallëzime dhe u bënë verifikimet e nevojshme.



“Krijuam Task Force që u shtri në të gjithë Shqipërinë. Nuk mund të them se ka dështuar, por ka vend për përmirësim. Janë regjistruar dhjetëra kallëzime, i kemi marrë seriozisht çdo kallëzim. Task Forca ka kryer verifikime. Ne kemi vlerësuar të gjitha referimet e ardhura, nga qytetarët, partitë politike apo Policia e Shtetit. Ne kemi regjistruar 44 procedime penale. Mbeten në hetim 38 procedime. Nga ana e SPAK janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme. Po flas për vitin 2025. Ne kemi marrë një kryetar bashkie të pandehur, për korrupsion aktiv. Kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër, për korrupsion aktiv në procesin zgjedhor. Kemi edhe 38 procedime penale, të cilat ne po i ndjekim me prioritet. SPAK është institucion me 20 prokurorë.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!