Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi në rrejtin social “Facebook” bën me dije se në institucionin e Presidencës është ngritur Task Forca, me qëllim monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e përhapjes së koronavirusit.
Po ashtu, Blushi jep edhe numra celularë të vënë në dispozicion nga Presidenca për publikun, që kanë shqetësime dhe nuk marrin trajtimin e duhur.
” Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së coronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke patur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z.Bahri Shaqiri, me qëllim:
Bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore;
Monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie;
Aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme”, shkruan Blushi.
Statusi:
🔴 Në kuadër të përballimit dhe tejkalimit me pasoja sa më të lehta të pandemisë së coronavirusit që ka prekur vendin tonë, duke patur prioritet absolut shëndetin e çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare z.Bahri Shaqiri, me qëllim:
📌 Bashkërendimin me të gjitha strukturat shtetërore;
📌 Monitorimin në terren, nxitjen dhe marrjen e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie;
📌 Aktivizimin dhe afrimin e të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.
Ftojmë të gjithë qytetarët të cilët kanë shqetësime, nuk marrin trajtimin e duhur mjekësor, nuk u kushtohet vëmendja e duhur dhe konstatojnë nënvlerësime në marrjen e masave të domosdoshme, të na kontaktojë pa hezitim në adresën e email të vendosur në dispozicion:
Si dhe në dy numrat celularë:
📱+355693435861
📱+355693354269
Të gjithë të tregojmë përgjegjshmëri dhe bashkëpunim maksimal!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! 🇦🇱