Task Forca për menaxhimin e ujërave/ Farrici: Pjesë e vendimmarrjes edhe kryebashkiakët. Jahaj: Bizneset të instalojnë impiantet bashkëkohore

schedule20:29 - 9 Shkurt, 2024

schedule 20:29 - 9 Shkurt, 2024

Adelina Farrici, Drejtuese e Shoqatës për Autonomi Vendore ka deklaruar në emisionin “Sheshi i Dollarit” se pjesë e vendimmarrjes së taks Forcës për menaxhimin e ujërave janë edhe kryebashkiakët. Ndërsa, drejtori i agjencisë së Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), Klevis Jahaj i ka bërë thirrje bizneseve të instalojnë impiantet.

“Automatikisht pjesë e bordit të vendimmarrjes janë dhe kryebashkiakët, e gjithë puna është e përbashkët e qeverisë qendrore dhe e qeverisë bashkiake. Kështu që nuk është e përjashtuar në asnjë aktivitet pjesa e bashkive. Është shumë e rëndësishme këtu,bashkëpunimi, energjia dhe puna mes qeverisjes qendrore dhe lokale, është një funksion i saj dhe jam e sigurt që do të jetë pjesë e taksforcës, pjesë e monitorimit, sepse e rëndësishme është që jo vetëm të funksionojnë impiantet, por dhe të funksionojnë. Unë mendoj që i gjithë procesi është i shtrirë dhe në të gjitha bashkitë”, tha Farrici.

“Në bazë të taks forcës do të shohim dhe rezultatet  e saj për marrjen e masave për përmirësimin e ujërava larës. Bashkëpunimi me pushtetin lokal është një akt ligjor dhe detyrim i të gjitha institucioneve për të vendosur këto lloj standardesh për lejet që jo vetëm janë në zhvillim, por dhe ato që do të jepen në të ardhmen. Jo vetëm në fazën e parë, evedentimi i këtyre subjekteve, por në të gjithë periudhën është e rëndësishme jo vetëm të jetë e koordinuar me pushtetin lokal, por në përgjegjësinë e tyre funksionale dhe institucionale, jo vetëm të territorit, por dhe mjedisit”, tha Jahaj.

Sa i përket reformës në ujësjellësa, Jahaj u shpreh se janë në fazën e likuidimit të shoqërive të vjetra

“Ne si agjenci e ujësjellësit të kanalizimeve, kemi ndjekur të gjithë procesin e rajonalizimeve të sektorit të kanalizimeve. Aktualisht në 2023 janë formuar 14 shoqëri rajonale dhe brenda 6 mujorit të katërt është dhe shoqëria e 15 rajonale. Ndërkohë që mbyllim dhe ciklin, ekzistencën e 16 shoqërive që do të veprojnë dhe kanë përgjegjësinë për të operuar për ujësjellësinë e Shqipërisë. Aktualisht, jemi në fazën e likuidimit të shoqërive të vjetra. Kjo nuk e ka penguar se të 14 këto shoqëri rajonale kanë vazhduar aktivitetin e tyre”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!