Tarifat e studimit, Rama: Përfaqësues në çdo univeristet për shpjegime

schedule14:37 - 13 Janar, 2019

schedule 14:37 - 13 Janar, 2019

Kryeministri Rama njoftoi se nga dita e nesërme në të gjitha universitetet, studentët mund të gjejnë përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Arsimit për të qartësuar çdo problematikë që ato mund të hasin, lidhur me tarifat e studimit. Ndryshe nga postimet e mëparshme në rrjetet sociale, mesazhi që përcolli sot kreu i qeverisë lidhej posaçërisht me vijushmërinë e zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave për tarifat e studimit, pa atakuar atë pjesë të studentëve që vijojnë protesten e tyre. “Nga nesër në sekretariatet e universiteteve do të vendosen dy përfaqësues të Ministrive të Financave e të Arsimit, për të asistuar studentët që duan shpjegime apo duan të adresojnë probleme specifike, lidhur me zbatimin e VKM mbi tarifat e bursat brenda janarit”, shkruan Rama në postimin e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!