Igli Tare ka krijuar një skuadër të fortë dhe rezultatet po i japin të drejtë. Bardhekaltrit po zhvillojnë një sezon fantastik dhe janë në garë me Juventusin dhe Interin për titullin kampion.
Drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Igli Tare ka folur shkurt përpara nisjes së ndeshjes ndaj Sampdorias (Lazio po fiton 3-0). Të gjithë presin goditje në merkato, teksa shqiptari konfirmon faktin që ai dhe Lotito po punojnë për të gjetur ndonjë element cilësor.
“Skuadra është e fortë. Askush nuk besonte te ne në fillim të sezonit. Merkato? Nuk jemi budallenj, do e përforcojmë skuadrën nëse do kemi mundësi, përndryshe do të vijojmë përpara me këtë kontingjent lojtarësh“, thekson Igli Tare. /abcnews.al