Tare kolonizon Lacion, gati firma me Muriqin

schedule17:30 - 15 Qershor, 2019

schedule 17:30 - 15 Qershor, 2019

Drejtori sportiv i skuadre se Lazios, Igli Tare dëshiron te transferojë ne skuadër sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës Vedat Muriqi. Sulmuesi që aktivizohet në Turqi do të ishte shqiptari i katër tek bardhekaltërit.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi i cili aktivizohet me skuadre e Rizesporit në Turqi ka përfunduar në fokusin e drejtorit të përgjithshëm të LaCIos, Igli Tare.

Sulmuesi shtatlartë ka zhvilluar një sezon të mrekullueshëm ne elitën e futbollit turk.  25-vjeçari numëron plot 17 gola dhe 8 asiste me skuadrën e Rizesporit duke konfirmuar potencialin e tij prej golashënuesi. Paraqitja fantastike ka zhvilluar edhe me Kosovën teksa mban firmën e golit të dytë të shënuar në ndeshjen ndaj Bullgarisë e vlefshme për kualifikueset e euro 2020.

Drejtori sportive i bardhekaltërve Igli Tare e admiron Muriqin, i cili mund të zëvendësoje Ciro Imobilen. Klauzola e prishjes se kontratës së Muriqit është 5 mln euro, një shifër e përballueshme për financat e skuadrës italiane. Presidenti Lotito është besnik i zgjedhjeve të Igli Tares dhe pritet t’ia plotësojë dëshirën drejtorit sportive.

Në rast se Muriqi do të kalonte tek Lacio, do të bëhej shqiptari i radhës në kontratë me bardhekaltërit pas Berishës, Dyrmishajt dhe Strakoshës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!