Tare gjen akordin me objektivin e Interit, Napoli mban peng transferimin

schedule08:02 - 30 Janar, 2020

schedule 08:02 - 30 Janar, 2020

Oliver Giroud me shumë mundësi do të luajë në Serie A në vazhdim, edhe pse ende nuk është përfundimtare. Gianluca Di Marzio raporton se për sulmuesin francez ka një akord mes dy klubeve.

Bëhet fjalë për Lazio, që ka gjetur gjuhën e përbashkët me Chelsea. Gjithsesi ky operacion varet nga Napoli. “Blutë” i kanë bërë një ofertë italianëve për sulmuesin Dries Mertens.

Nëse ata japin “OK”-in për belgun, atëherë Giroud do të bëhet pjesë e Lazio, që do të fitonte betejën me Interin, që e kërkoi me ngulm sulmuesin gjatë këtij muaji të merkatos. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!