Arben Taravari i ka uruar të gjithë për fitoren në këto zgjedhje lokale. Ai tha se banorët e Gostivarit kanë votuar njëzëri dhe kanë vendosur që katër vite komunën ta udhëheqë Aleanca me Alternativën dhe gjithë partitë e tjera.
“Unë i mora 18 mijë vota ndërsa Ali Ahmeti diku 12 mijë vota. Ne kundërshtarë e kishim gjithë qeverinë, të cilët këto dy javë ishin në Gostivar, por sidoqoftë i porosisë nëse duan edhe një raund shkojmë edhe një”, tha Taravari.
Arben Taravari u shpreh po ashtu se me “shantazhe me forcë e me pare, nuk blihet vullneti i popullit.” /abcnews.al/