Sekretari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari është shprehur për “TV21” se partia e tij mendon që gjendja e jashtëzakonshme në vend duhet të ishte shpallur më herët.
“Ne si parti pulitke mendojmë se ishte momenti që shumë më herët të shpallej gjendje e jashtëzakonshme, atëherë kur numri i pozitiveve të testimeve arrinte mbi 40%”, tha Taravari.
Ai shtoi se në Maqedoninë e Veriut ka një numër të madh të vdekjeve, ndërsa shtoi se vendi rënditet i pari në Evropë për një milionë banor.
Taravari tha se para dhjetë ditëve mora një raport nga një shoqatë qytetare ku kishte bërë një anketim rreth coronavirusit, sipas të cilës, shton Taravari, mbi 40% e të anketuarve nuk besojnë se ekziston koronavirusi. /abcnews.al/

