“Taravari nuk respektoi qëndrimin e partisë”/ Hyseni: Përçarja e Aleancës për Shqiptarët, një fatkeqësi!

schedule16:25 - 10 Shkurt, 2024

schedule 16:25 - 10 Shkurt, 2024

“Përçarja e Partisë Aleanca për Shqiptarët është një fatkeqësi”, kështu është shprehur analisti Blerim Hyseni.

Në një intervistë në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, analisti Blerim Hyseni u shpreh se përçarja në partinë Aleanca për Shqiptarët, vjen edhe si shkak i relacioneve brenda partisë.

Sipas tij ka kohë që flitet për përçarje për shkak të qëndrimeve të ndryshme.

“Arben Taravari nuk ka arritur të respektojë qëndrimin e partisë. Ftesës së zotit Sela për të marrë pjesë në Kuvend nuk i është përgjigjur pozitivisht. Sela siç e ka deklaruar ndjehet i tradhtuar pasi ka qenë zemërgjerë kur janë zhvilluar negociatat”, ka thënë ai.

Sa i përket qëndrimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili mbështet Taravarin, Hyseni shtoi se Kurti nuk ka potencial të tillë të arrijë të përçajë një subjekt politik.

“Unë nuk mendoj që zoti Kurti të arrijë të përçajë një parti në Maqedoninë e Veriut. Mendoj që nuk ka luajtur një rol të theksueshëm, por më tepër ka të bëjë me relacionet brena partisë”, ka thënë ai.

Sa i përket zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ai shtoi se BDI do të jetë vetme në këto zgjedhje.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!