Tapë, ky është 57-vjeçari që shokët e tavolinës e bënë për spital dhe e lanë në rrugë në Ballsh

schedule22:49 - 29 Janar, 2021

schedule 22:49 - 29 Janar, 2021

Policia arrestoi tre persona me akuzën e dhunimit të 57-vjeçarit Pelivan Sinanrrapaj mbrëmë në Ballsh.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa tre të arrestuarit që e goditën dhe e lanë të shtrirë për tokë tashmë do të përballen me drejtësinë.

Por cili ishte shkaku i sherrit?

Gazetarja e ABC në Fier, Valbona Davidhi raporton se 57-vjeçari me tre personat e tjerë, të dehur pasi pinë në një nga lokalet e lagjes “5 Shkurti” u konfliktuan duke përfunduar në përplasje fizike.

Të arrestuarit për ngjarjen janë Fitim Zekaj, Festim Alimertaj dhe Ferdinand Meraj.

57-vjeçari Pelivan Sinanrrapaj ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve./ db/Abcnews.al