Tap në timon, arrestohet 41-vjeçari në Gjirokastër, banues në Suedi

schedule12:19 - 30 Janar, 2024

schedule 12:19 - 30 Janar, 2024

Një 41-vjeçar, banues në Suedi ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur i dehur në timon.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin 41 vjeç, banues në Suedi, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!