Tanket izraelite u futën thellë në një qytet në Rripin qendror të Gazës të enjten pas ditëve të bombardimeve të pamëshirshme që detyruan dhjetëra mijëra familje tashmë të zhvendosura palestineze të iknin në një eksod të ri.
Një gazetar palestinez postoi fotografi të tankeve izraelite pranë një xhamie në një zonë të ndërtuar të Bureij, ku kontingjenti i blinduar me sa duket kishte përparuar, shkruan Al Jazeera.
Tre palestinezë u vranë në një sulm raketor izraelit në një shtëpi në kampin verilindor Maghazi në Gaza qendrore, thanë zyrtarët shëndetësorë.
Në një nga sulmet e fundit ajrore vdekjeprurëse të Izraelit, 20 palestinezë u vranë dhe 55 u plagosën në Rafah, një qytet i madh pranë kufirit jugor me Egjiptin, tha zëdhënësi i ministrisë së shëndetësisë së Gazës, Ashraf Al-Qidra. Ndërtesa e tyre e bombarduar strehonte civilë të zhvendosur, sipas mjekëve dhe banorëve vendas./abcnews.al