Tanka: COVID-i i zgjatur ka rrezik për humbje jete, pacientët s’duhet të kurohen në shtëpi

schedule20:02 - 23 Nëntor, 2021

schedule 20:02 - 23 Nëntor, 2021

Disa nga simptomat e sëmundjes së zgjatur të shkaktuar nga koronavirusi janë lodhja kronike, turbullimi i mendimit, pagjumësia, probleme në zemër dhe vështirësi në frymëmarrje.

Pneumologu Arben Tanka i ftuar në Radarin Informativ në ABC me Jonida Shehun ka deklaruar se një COVID i zgjatur dhe në një formë të rëndë ka risk të madh edhe për të humbur jetë.

Dëmtimi më  i madh dhe më i rrezikshëm vjen nga pjesa e dëmtimit të mushkërive. Një COVID i zgjatur dhe në një formë të rëndë ka risk të madh edhe për të humbur jetën. Covid-i i zgjatur mund të të sjellë dhe vdekje, fatkeqësisht po. Covid-i i zgjatur janë njerëz që s’e kuptojnë se faza s’ka qenë e rëndë. Një COVID i formës së mesme dhe të lehtë s’jep problematika që çojnë në vdekje”, tha ai.

Tanku theksoi se nuk rekomandohet kurimi i COVID-it të zgjatur në shtëpi.

“Për covid-in e rëndë ndjekja në shtëpi është e pakëshillueshme. Nëse një person që do të dojë analiza njëherë në 3 ditë është e pamundur që ta ndjekë, plus që është dhe infermieri që duhet shkojë në shtëpi edhe mjeku duhet ta vlerësojë njëherë në 3 ditë. Prandaj  është e kotë të japim këshilla për rastet e rënda në shtëpi. Rastet e rënda është e padiskutueshme që kërkojnë spitalin”, shtoi më tej ai.

Arma më e mirë përballë COVID dhe kësaj situatë pandemike, mjeku thekson se është vaksina.

“Ka njerëz që kanë mbi 6 muaj me lodhje kronike, lodhje muskujsh, kyçesh, kanë ankthe. Problemet me mushkërinë s’mund të zgjasin kaq larg, kur një person fillon të rikuperojë. Probleme të përhershme do jenë fibroza që do ngelen në mushkëri.Në këtë situatë që jemi  vaksinimi është kryefjala. Të shtruarit janë dominuar nga persona të pavaksinuar”. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!