Milot Rashica e nisi keq këtë sezon, duke u kushtëzuar nga dëmtimet dhe nga gjendja e dobët fizike, por dalëngadalë ai është rritur dhe ka arritur të fitojë vetëbesimin dhe formën e duhur.
Në ndeshjen e fundit të Werder Bremen ndaj Eintracht Frankfurt ylli i Kosovës tregoi nivel të larë dhe ishte një nga lojtarët më aktivë në fushë, pavarësisht se nuk mundi të shënojë apo asistojë.
Formën e mirë të tij e pasqyrojnë qartë 6 driblimet e bëra dhe shpejtësia e manovrës që i dha të gjithë skuadrës. Pas kësaj paraqitje WhoScored e vlerëson lart Rashicën dhe e vendos në formacionin më të mirë të javës së 23-të në Bundesliga. /abcnews.al