“Tani mbarova me ty”, detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi

schedule14:29 - 15 Shtator, 2023

schedule 14:29 - 15 Shtator, 2023

Një shqiptar është vrarë më armë zjarri mesditën  e kësaj të premtje në Greqi. Mediat greke shkruajnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pire në vendin ku punonte 39 vjeçari.

Sipas mediave mësohet se autori I kësaj ngjarje është një 68 vjeçar, i cili sipas dëshmive të banorëve të zonës ishte një person që herë pas here shfaqte dhe krijonte probleme.

Ai fillimisht mësohet se ka debatuar me shqiptarin dhe më pas ai ka shkuar në banesën e tij ka marrë një armë dhe ka qëlluar shqiptarin në parkingun ku ai punonte.

“Ata patën një debat. U ngjit në shtëpinë e tij, mori pushkën. Kur u largua tha “tani mbarova me ty” dhe më pas priti me këmishën hapur që ta arrestonin. Ai ishte një njeri i çuditshëm. Dy vjet më parë ai pati një aksident me makinë. Nuk kishte makinë por nuk i pëlqenin parkingjet, i konsideronte të paligjshme”, shpjegoi një dëshmitare.

39-vjeçari me origjinë shqiptare, baba i tre fëmijëve të vegjël, punonte në këtë parking ka marr dy plumba në kokë dhe si pasojë ka humbur jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!