“Legjionarët” tanë kanë zhvilluar një ndeshje “magjike” mbrëmjen e kësaj të enjteje në mitkun “Air Albania”, teksa kanë arritur të mundin me rezultatin e thellë, 3 me 0, duke “blinduar” kështu vendin e parë në grupin E, të vlefshëm për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.
Për mediat, pas kësaj fitoreje madhështore, Gjimshiti u shpreh se triumfi 3-0 ndaj Çekisë ishte sepse tani “kuqezinjtë” luajnë si një ekip i vërtetë, kjo falë teknikut Sylvinho e më tej theksoi se ndjehet i lumtur që tani kanë vetëbesim dhe që Kombëtarja ka pësuar një rritje të madhe.
“Sigurisht që po, çdo fitore ka lezetin e vet. Është një arritje personale, por nuk kam qejf të flas shumë për veten, por ishte një arritje për gjithë kombin. Një fitore madhështore dhe besoj se kanë festuar të gjithë shqiptarët. I falenderoj të gjithë për mbështetjn.
Ndoshta duket tani nga jashtë që është i lehtë, por nuk është aspak, pasi kemi luajtur kundër Çekisë dhe Polonisë që luajnë në kualifikueset në Europian apo Botëror çdo dy vjet, por të mos e bëjmë të lehtë. Duhet parë edhe nga ana tjetër që kjo Kombëtare ka pasur një rritje të madhe, pastaj është edhe besim dhe grupi që na e bënë më të lehtë.
Sylvinho na ka bërë ekip, jemi të gjithë për njeri-tjetrin dhe vrapojmë për njeri-tjetri dhe është gjëja më e rëndësishme, por sigurisht që të gjithë kanë talent. Megjithatë kryesorja që na ka bërë të ecim është që tani jemi bërë ekip, por megjithatë kemi ende punë për t’u përmirësuar.
Vetëbesimi është një nga gjërat më të rëndësishme, që të dalësh në fushë dhe ta shohësh kundërshtarin në sy dhe të thuash sot do fitojë unë. Ne e kemi dhe sigurisht që kjo gjë të bën të fitosh. Borxh mua nuk më ka askush, borxh ndoshta i kam unë Shqipërisë dhe jo Shqipëria mua. Sigurisht që u mërzita në 2016-tën që u largova nga Europiani, por punova më shumë dhe ja ku jemi sot.”,- u shpreh kapiteni i “legjionarëve”. /i.m /abcnews.al