“Tani kushton 150 milionë euro”, për kë e ka fjalën legjenda Matthaus

schedule15:34 - 17 Gusht, 2022

schedule 15:34 - 17 Gusht, 2022

Jamal Musiala zhbllokoi ndeshjen e fundit të Bundesliga kundër Wolfsburg dhe i ka treguar cilësitë e tij me fanellë e Bayern Munich.

Lothar Matthaus, fitues i “Topit të Artë” dhe kampion bote me Gjermaninë, ka deklaruar se Musiala vlen 150 milionë euro.

“Nëse dikush do të donte ta blinte atë tani, tarifa e transferimit të tij do të ishte 150 milionë euro. Kjo nuk është një çështje tani, pasi me siguri ai nuk është në shitje”, është shprehur Matthaus. / abcnews.al