“Tani kemi hyrë në një epokë të re…”! Monolog nga Robert Aliaj: Tespie në duart e Ndraghetes

schedule21:03 - 28 Janar, 2021

schedule 21:03 - 28 Janar, 2021

Monolog nga Robert Aliaj

A mund të më numëroni deri në 5 politikanë që realisht besoni se janë të pakorruptuar? (Berti ngre gishtat të numërojë… numëron një… ngre gishtin e dytë,”mmm”, po nuk gjen dot më shumë…)

Ju kujtohet hera e fundit kur një kryeministër ka shpallur ndonjë strategji “që do të luftojë korrupsionin”?

Sigurisht jo.

Sepse strategjia për të ndenjur në pushtet nuk lufton korrupsionin, por duke ju thënë se “ata që vijnë, janë po aq të korruptuar dhe asnjë ndryshim nuk do ketë”.

Tani kemi hyrë në një epokë të re.

Po krijohet një mekanizëm që të mban në pushtet përjetësisht… Ku të GJITHË duhet të jemi të korruptuar.

Dikush duke hedhur një firmë për ta, dikush për një kothere, dikush duke heshtur.

Sistemi po konfiguron shqiptarin e shekullit të 21-të: Atë që nuk shqetësohet që ka korrupsion, por që ankohet pse nuk lejohet një lëpirje gishti edhe për atë

Për ata që nuk duan të korruptohen, Çfarë faji ka sistemi ??

Sistemi nuk i pengon ata të ikin.

Pastaj këtu mbeten te barabartët në Shqipërinë tepsi, si tespie në duart e Ndraghetes.

Ju duan TË GJITHËve të korruptuar! Që të mos flisni. Që të mos ankoheni. Që të mos ju bëjë më përshtypje. Që t’ju thonë: “Shhht! Edhe ti si ne je”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!