Tani fillon kolaudimi, procedura si dhe ku të rezervoni online për të shmangur radhët

schedule20:50 - 12 Maj, 2021

schedule 20:50 - 12 Maj, 2021

Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor Blendi Gonxhe deklaroi mbrëmjen e sotme në Radarin Informativ në ABC se brenda muajit maj do të fillojnë kolaudimet. Ai tha se për personat që afati u ka skaduar në fillim të këtij viti certifikata rinovohet automatikisht edhe 12 muaj.

Pra, makinat që kanë bërë kolaudimin në 2020, do të duhet të paraqiten në 2022 për të kaluar sërish në kolaudim. Ndryshimet e fundit parashikojnë që mjetet e reja do të kolaudohen pas tre viteve nga targimi i parë, ndërsa të përdorurat njëherë në dy vite.

Lexo edhe: Ndryshimet e fundit/ Hiqni kufjet, kur gjobiten qytetarët? Gonxhe jep lajmin e mirë për kolaudimet

Për të shmangur radhët e gjata dhe kaosin, kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe theksoi se rezervimi për kolaudimin do të kryhet përmes e-Albania-s dhe se paraprakisht duhet të jenë paguar taksat dhe siguracionet.

Kemi edhe një numër të madh mjetesh që janë rrëzuar vjet, këto nuk përfitojnë nga kjo shtesë, ata do të vijnë të paraqiten, do të ketë një njoftim, sistemi i ri i rezervimit do të jetë te E-Albania, do të jetë në llogarinë e secilit te “Makina Ime”.

Aty do të njoftohet kur është më mirë për ju të rezervohet do të ketë edhe disa opsione. Ky sistem nuk spekulohet më, ku mund të merrje 30 radhë dhe ti shisje te kolaudimi, pasi bazohet te databazë shtetërore dhe në adresën tuaj personale” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!