Tani e do vetë Olympiacos, kur letrat pengonin emigrantin Myrto Uzuni

schedule09:58 - 18 Prill, 2021

schedule 09:58 - 18 Prill, 2021

Myrto Uzuni dhe Olympiacos mund të kryqëzohen sërish së bashku. Në Greqi raportojnë se gjiganti grek e ka hedhur një sy nga sulmuesi i kombëtares shqiptare, i cili po shkëlqen me Ferencvaros në Hungari.

10 golat e shënuar në kampionat, si dhe ajo rrjetë e tundur kundër Juventusit nuk kanë kaluar pa u vënë re. Gazeta Sport Time është hapur me Uzunin në faqe të parë, ndërkohë që menaxheri i tij ka pasur kontakte edhe me klube të LaLiga dhe Premier League.

 

Me Greqinë Uzuni lidhjen e ka të hershme, që kur ishte adoleshent. “Punoja 12 orë dhe luaja futboll, edhe pse më duhej të ngrihesha në 6 të mëngjesit”, tregonte për AS beratasi disa kohë më parë.

Olympiacos atëherë mund ta merrte falas, por sot duhet të paguajë: “Tentova edhe një provë te klubi i Olympiacos, por nuk u realizua për shkak se nuk kishim dokumente qëndrimi. Megjithatë kurrë nuk e ndala ëndrrën time”.

Uzuni kaloi verën e shkuar te Ferencvaros për 1.8 milion euro dhe Olympiacos apo çdo klub tjetër duhet të paguajë më tepër nëse e do 25-vjeçarin në skuadër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!