“Tani nuk angazhohet njeri më për artistët”, Lec Shkreli: Në sistemin komunist po të kishe një mangësi të ndihmonin

schedule12:39 - 8 Qershor, 2023

schedule 12:39 - 8 Qershor, 2023

Piktori i njohur, Lec Shkreli ka bërë një rrëfim lidhur me gjithë karrierën e tij në emisionin “Pas Mesnate” në ekranin e ABC News.

Ai ka treguar se ka pasur fatin të punoi me të madhin Sali Shijakun, nga i cili ka mësuar shumë gjëra. Sipas Shkrelit, Shijaku do të ishte bërë një piktor jashtëzakonisht i famshëm, nëse do të jetonte në një kohë tjetër dhe jo gjatë sistemit komunist.

“Për fat, se ai ishte më i madh se unë, kam punuar disa kohë në studio me Sali Shijakun. Unë mora shumë gjëra prej Saliut dhe ishte njeri shumë i mirë, por ai ishte piktor me të vërtetë që e shihje me ëndje çdo vepër të tij. Ai do të shkonte kushedi se ku me pikturën, po të ishte periudha tjetër, por mbeti edhe në rrjedhën e kërkesave, se nuk mund ta ekzagjëronte”, tha ai.

Mirëpo, Shkreli theksoi se sistemi komunist ka pasur diçka të mirë për artistët, që sot nuk është më. Sipas tij, në atë kohë, kishte më shumë angazhim dhe ndihmë për piktorët apo shkrimtarët.

Ka diçka ndryshe në këtë pikëpamje, tani nuk ka njeri që angazhohet për ne. Më përpara ishte një lidhje artistësh, shkrimtarësh, të cilët vinin dhe si komision, edhe po të kishe një mangësi të ndihmonin. Për shembull, po të më shihnin mua në këtë studio, do të më jepnin një tjetër”, shtoi piktori./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!