Dikur miq të ngushtë, por më pas armiq të përbetuar, që prej vitesh tentojnë të eliminojnë fizikisht njëri – tjetrin por edhe bashkëpunëtorët e tyre. Kjo është historia e dy vrasësve me pagesë Talo Çela dhe Nuredin Dumani. Ky i fundit i arrestuar pak javë më parë pasi mbeti i plagosur në një atentat në Elbasan, ndërsa armiku i tij Talo Çela vijon ende të jetë në kërkim. Së fundmi Nuredin Dumani ka pranuar të flasë për të shkuarën e errët dhe kriminale të tij. Ai ka rrëfyer para SPAK edhe se si nisi armiqësia mes tij dhe Talo Çelës.
Mësohet se gjithçka ka nisur pas vrasjes së Andi Zylyfit, djalit të hallës së Erion Alibej. Nuredin Dumani rrëfen se në vitin 2019-të pati një konflikt me Talo Çelën pasi e kishte ndjerë veten të përdorur prej tij. Dumani shprehet se një makinë që ai e kishte të falur dhe e ruante për ndonjë ngjarje tjetër por i ishte kërkuar nga Talo Çela për të kryer vrasjen e Andi Zylyfit.
“Në vitin 2019-të pasi kam dalë nga burgu më ndodhi një konflikt me Talo Çelën pas vrasjes së Andi Zylyfit e ndjeva veten të përdorur për arsyen se Benzi që u përdor për ngjarjen dhe vrasjen mua ma kishin falur. Unë po e mbaja ta shfrytëzoja për një ngjarje tjetër, grabitje ose vrasje dhe këto ma kërkuan duke thënë se i duhej shpejt se do kryenin vrasjen e Andi Zylyfit. Makina ishte Mercedes – Benz E Class ngjyrë gri të cilën e kam patur te garazhdi. Kjo makinë ka ndryshuar ngjyrë 3 herë tek servisi i Dorjan Shkozës” thotë Nuredin Dumani në dëshminë e tij.
Kjo dëshmi tregon lidhje edhe vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdias. Deri më tani ata dyshoheshin të përfshirë në grabitjen e Rinasit, por pas dëshmisë së Dumanit, rezulton se ato kishin informacion edhe për ngjarje të tjera kriminale. Në të vërtetë ata dyshohet se kanë qenë pjesë e infrastrukturës së mirëmbajtjes së gjithë aktivitetit kriminal të grupit.
“Unë vetë i kërkova Talo-s të merrja pjesë pasi kisha mbetur pa lekë por ai më tha nuk të fus dot se është në pjesë Miri Haxhia dhe Altin Ndoci, ata kanë marrë kaparin. Talo më tha që do të ta zëvendësonte makinën pasi të mbaronte ngjarja. Makinën nuk ma zëvendësoi dhe nuk më dha as lekët që më premtoi. Disa ditë më vonë 2 ose 3 ditë pas ngjarjes po debatoja me Talo Çelën se ngjarja kishte ndodhur në Peqin dhe ato kishin ardhur në Durrës për kontroll te shtëpia ime, thërritën dhe vëllain e madh po ska lidhje.” ka thënë Nuredin Dumani. Edhe këtu del përfshirja e vëllezërve Haxhia, ku më vonë u vranë Besmir dhe Viktor Haxhia.
Ndërkohë në një pjesë tjetër të dëshmisë, Dumani tregon se një person me emrin Altin Ndoci kishte shkuar të merrte një shumë parash me urdhër të Talo Çelës. Dumani shpjegon se e ka pyetur Altin Ndocin se ku janë pjesë e tij e parave por Ndoci i ka thënë se me këtë punë do të merret Talo.
“Konflikti vazhdoi më Talon edhe në telefon edhe ballë për ballë. Ai për çdo gjë me sillte Altin Ndocin për të biseduar ndërkohë kishte lidhje me Dorjan Shkozën. Një ditë kam sharë/ofenduar Altinin te lagjja. Dorjani nuk më la ta godisja Altinin. Unë isha me vëllain tim Dashnorin.” thotë Dumani.
“Pas 2 ose 3 ditësh Altin Ndoci i ka dalë vëllait tim Dashit e ka ndaluar në rrugë, vëllai ka qenë me BMV seria 3, Altini i ka nxjerr pistoletën me mulli vëllait siç duket ka shkrep armën por nuk ka realizuar qitjen. Në atë moment vëllai del dhe e rreh keq Altinin në afërsi të lagjes time. Vëllai më vuri në dijeni për ngjarjen. Unë i shkruajta Talos dhe e shava goxha rëndë dhe i thash tani e tutje keni punë me mua pas kësaj ngjarje. Talo më tha që nuk e kam bërë s`kam çuar njeri dhe vëllait tënd i blej dhe makinë të re. Altin Ndoci na provokonte goxha herë bashkë me Mirin e Kolës, saqë nuk po dinim të reagonim në atë kohë. Pashë situatën që nuk ishte e mirë, Dorjan Shkoza ishte gjatë gjithë kohës pas meje në çdo lëvizje duke më vëzhguar. Më pas u ula me vëllain dhe i thashë që duhet të largohemi nga Shqipëria pasi ato duan të na vrasin, unë nuk lëvizja dot pasi isha me ekspuls…….” shton ai.
Dëshmia e Nuredin Dumanit:
Në vitin 2019, pasi kam dalë nga burgu më ndodhi një konflikt me Talo Çelën. Pas vrasjes së Andi Zylyfit e ndjeva veten të përdorur për arsye se benzi që u përdor në ngjarjen e vrasjes mua ma kishin falur dhe unë po e mbaja që ta shfrytëzoja për ndonjë ngjarje tjetër, grabitje ose vrasje këto ma kërkuan duke më thënë që i duhej shpejt pasi do kryenin vrasjen e Andi Zylyfit.
Makina ishte Mercedez Benz E ose C Clas, ngjyrë gri, të cilën e kam patur tek garazhi i Gim Gjinit. Kjo makinë ka ndryshuar ngjyrë tre herë nga e bardhë, e zezë dhe gri, tek servisi Dorjan Shkozës, në zonën e Nishtullës. Unë vetë i kërkova Talo-s të merrja pjesë pasi kisha mbetur pa lekë por ai më tha nuk të fus dot se është në pjesë Miri Haxhia dhe Altin Ndoci, ata kanë marrë kaparin. Talo më tha që do të ta zëvendësonte makinën pasi të mbaronte ngjarja. Makinën nuk ma zëvendësoi dhe nuk më dha as lekët që më premtoi. Disa ditë më vonë 2 ose 3 ditë pas ngjarjes po debatoja me Talo Çelën se ngjarja kishte ndodhur në Peqin dhe ato kishin ardhur në Durrës për kontroll te shtëpia ime, thërritën dhe vëllain e madh po ska lidhje.
Fajin Talo fajin ja vinte Tos Gosës sepse ky ishte informator i lëvizjes së Andi Zylyfit. Tos Gosa është bashkëpunëtor tek të gjitha vrasjet që kanë ndodhur në Elbasan duke filluar nga Indrit Dylgjeri, 2 vëllezërit Baho dhe tek Andi Zylyfi. Tosi është diku mbi 40 vjeç, ka një lokal ose restorant në Peqin, ka pasur një golf i zi dhe një BMV seria 3. Tosi është kuqalosh diku tek 175cm. Këtë j’ua them me siguri pasi e kam takuar dhe vetë Tosin. Mbasi i është bërë atentati Andi Zylyfit kam shkuar me urdhër të Talos tek Dine Çami, i cili ka një lokal diku në qendër të Elbasanit, ka fast food. Kam shkuar tek Dine Çami kam marr një qese të zezë me lekë të ndara në 2 pjesë. Unë Dine Çamin nuk e kisha parë më parë por kisha dëgjuar për të. Në dijeninë time, Dine Çamit lekët për vrasjen e Andi Zylyfit ja ka dhënë Kel Kamami.
Dine Çami është burri i tezes së Kel Kamamit. Dine ka patur lidhje familjare me Kelin nëpërmjet tij ka krijuar kontakt dhe me grupin e Çopajve (vëllezërit Çopja) dhe kjo i ka mundësuar Dine të investojë shuma parash të marra prej tyre në biznese të ndryshme. Dine ka një lokal, fast food dhe një servis. Ka shumë prona që janë investime të Çopajve.
Dine Çami është trup i shkurtër, i shëndoshë dhe qeros. Talo më tha do marrësh disa lekë, ato të voglat ndarjen me të vogël do ja japësh Tos Gosës. Tos Gosën e kam takuar tek pishat në Peqin mesa mbaj mend ka patur një makinë të vogël por se mbaj mend, ndërsa Tosi ka ardh me një golf 5 i zi. Kemi biseduar pak dhe i kam thënë ja ku e ke porosinë tënde. Pjesën tjetër ja kam dhënë Altin Ndocit, i cili ka ardhur tek rrugica e lagjes time. Altini ka ardhur më një C Class 2008/2009. Mbaj mend që ka qenë aksham kur i kam dhënë lekët. Altinin e pyeta për pjesën time, ai më tha për këtë punë merret Lala (Talo Çela). Konflikti vazhdoi më Talon edhe në telefon edhe ballë për ballë. Ai për çdo gjë me sillte Altin Ndocin për të biseduar ndërkohë kishte lidhje me Dorjan Shkozën. Një ditë kam sharë/ofenduar Altinin te lagjja. Dorjani nuk më la ta godisja Altinin. Unë isha me vëllain tim Dashnorin.
Pas 2 ose 3 ditësh Altin Ndoci i ka dalë vëllait tim Dashit e ka ndaluar në rrugë, vëllai ka qenë me BMV seria 3, Altini i ka nxjerr pistoletën me mulli vëllait siç duket ka shkrep armën por nuk ka realizuar qitjen. Në atë moment vëllai del dhe e rreh keq Altinin në afërsi të lagjes time. Vëllai më vuri në dijeni për ngjarjen. Unë i shkruajta Talos dhe e shava goxha rëndë dhe i thash tani e tutje keni punë me mua pas kësaj ngjarje. Talo më tha që nuk e kam bërë s`kam çuar njeri dhe vëllait tënd i blej dhe makinë të re. Altin Ndoci na provokonte goxha herë bashkë me Mirin e Kolës, saqë nuk po dinim të reagonim në atë kohë. Pashë situatën që nuk ishte e mirë, Dorjan Shkoza ishte gjatë gjithë kohës pas meje në çdo lëvizje duke më vëzhguar. Më pas u ula me vëllain dhe i thashë që duhet të largohemi nga Shqipëria pasi ato duan të na vrasin, unë nuk lëvizja dot pasi isha me ekspuls…….
/abcnews.al/