Talo Çela lëviz lirshëm, sfidon hapur policinë

schedule19:05 - 4 Prill, 2022

schedule 19:05 - 4 Prill, 2022

ABC mëson se Talo Çela ka qenë në një lokal, buzë rrugës Elbasan-Përrenjas në momentin kur iu bë atentat Nuredin Dumanit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë, që tashmë janë në duart e policisë, rezulton se i shumëkërkuari rreth orës 17:35, kohë kur u sulmua me armë Dumani në Papër, ishte nën shoqërinë e dy personave të tjerë, në një lokal në fshatin Xhyrë.

Edhe pse aksi rrugor Elbasan-Përrenjas është një nga më të survejuarat nga ana e policisë. Edhe pse lëviz lirshëm, forcat e rendit nuk kanë mundur ta arrestojnë të shumëkërkuarin Talo Çela.

Pas atentatit në Papër të datës 29 mars, ku Dumani mbeti i plagosur, në qytetin e Elbasanit kanë zbarkuar dhjetëra forca të RENEA-s dhe të FNSH-së në kërkim të të shumëkërkuarit Talo Çela, dhe anëtarëve të grupit të tij.

Siç shihet dhe në pamje, në qytete kryen kontrolle të befasishme që në jo pak raste, kanë shkaktuar panik tek qytetarët.

Burime për abc bëjnë me dije se Dumani ishte nisur për të kryer një atentat, kjo pasi në makinën e tij tip BMV, u gjet një bidon me 1 litër e gjysmë benzinë. Numri i shasisë së këtij mjeti, ishte i fshirë. Në dosjen që ABC disponon, thuhet se makina që drejtohej nga Dumani, është qëlluar me breshëri kallashnikovi. 5 plumba prekën mjetin në krahun e shoferit, ndërsa tre të tjerë në pjesën e pasme dhe një në xhamin e parë. Pas këtij moment, Dumani, i cili mbeti i plagosur, ka dalë nga makina dhe është pozicionuar për tu mbrojtur, por nuk ka qëlluar në asnjë moment në drejtim të autorëve. Gjatë marrjes në pyetje, 39 vjeçari i tha policisë së nuk mundi ti shikojë autorët.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!